Vajza e ish-ministrit Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare, dekreti miratohet nga Presidenti
07/08/2026 11:12
Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, vendimi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke i hapur rrugë heqjes dorë nga shtetësia shqiptare për Deborahn.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ai u lirua nga burgu javën e kaluar, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga autoritetet gjyqësore.
Top Channel