Aksident pranë “Pushimit të Shoferit” në Lushnjë/ Furgoni përplaset me makinën, një i plagosur rëndë

07/08/2026 11:59

Aksident në aksin rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit. Dy mjete një Benz dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksi rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit është një aks me trafik të lartë dhe me mangësi të shumta sa i përket sigurisë rrugore.

Rruga me dy kalime në secilin kah është tepër e ngushtë dhe mjetet duhet të ulin shpejtësinë kur përballen me jeten të tjera në rrugë. Ardhja e shumë emigrantëve nga jashtë vendit ka bërë që këto ditë të nxehta aksidentet rrugore të jenë të shpeshta.

Top Channel