“Kufizon punën e gazetarëve në sallat e gjyqit”/ SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së
Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e 32-vjeçare, Julide Yazici, e cila u arrestua në Rinas, pasi rezulton e dënuar me burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
PKK/KCK është parti komuniste kurde dhe 32-vjeçarja është anëtare e grupit të rinisë studentore.
Pas demonstratave në Stamboll, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vitin 2016 iu bë kontroll në banesën e saj me qira, ku autoritetet gjetën 6 bateri dhe katër kuti.
Gjithashtu në dosje, tregohet se gjatë këqyrjeve në një makinë që kishte sjellë materiale në demonstratën e Stambollit u gjetën shenjat e gishtërinjve të Julide Yazici.
Bashkë me të janë gjykuar një grup studentësh dhe e reja është dëbuar në mungesë sepse u largua në Francë dhe mori azil politik.
Në këtë demonstratë nuk ka patur të dëmtuar, teksa është konsideruar një demonstratë studentësh për të drejtat e kurdëve.
32-vjeçarja përfaqësohet nga dy avokatë, shqiptarin Artan Shllaku, dhe avokatin turk Vedat Ajakac.
Rezulton se Julide Yazici ka qenë me pushime në Shqipëri edhe vitin e kaluar.
Top Channel