Zyrtare/ Nuk u lejua të marrë pjesë në Botëror, arbitri Artan merr revanshin, do të vendosë drejtësi në Superkupën Evropiane
Klube të ndryshme vijojnë punën e tyre për përforcimet e skuadrave në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Në orët e fundit protagonistë absolutë të zërave të mërkatos janë bërë Rodri dhe Cristian Romero.
Mesfushori i Manchester City pushtoi mediat sportive për lëvizjen e tij teksa refuzoi kalimin te Reali i Madridit kur mendohej se ishte vetëm çështje zyrtarizimi për të zgjedhur një transferim te Barcelona me klubin blaugrana që tashmë ka nisur punën për arritjen e marrëveshjes me Manchester City.
Po kështu në qendër të vëmendjes ka qenë edhe Cristian Romero. Mbrojtësi argjentinas ishte në shënjestrën e Interit, ndërkohë që mësohet se edhe Arsenali kishte hedhur sytë nga ai. Por i fituari në këtë pikë është pikërisht Atletico Madrid që raportohet se tashmë e ka arritur marrëveshjen me futbollistin dhe tani ka nisur kontaktet me Tottenham për të mbyllur përfundimisht transferimin e tij në Metropolitano.
Gjatë Botërorit 2026 një emër që spikati ishte ai i Djed Spence për të cilin kishin qarkulluar zërat për një shkëmbim me atë që tani është shoku i tij i ri i skuadrës Andy Robertson. Por sipas ‘Liverpool Echo’, skuadra e The Reds nuk e ka menduar një transferim të Spence në Anfield. Në fakt skuadra e Iraolës duket se ka dikë tjetër në qendër të vëmendjes dhe bëhet fjalë për Ibrahim Mbaye nga Paris Saint Germain.
Joshua Zirkzee po lakohet sërish në merkaton e transferimeve për një rikthim të mundshëm të tij në Serie A pas dy sezonesh të vështirë te Manchester United. Në ditët e fundit është folur për mundësinë e transferimit të tij te Juventusi në formë huazimi dhe kështu mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Edhe emri i Gabriel Jesus po përflitet për një transferim në Itali me Napolin që duket se ka vënë brazilianin në shënjestrën e tij. Duke qënduar te Arsenali, duket se pranë largimit është edhe Ethan Nwaneri për të cilin duket se ka shfaqur interesin e tij Leipzigu në Bundesligën gjermane.
Top Channel