Zyrtare/ Taulant Seferi ndryshon skuadër, por mbetet në futbollin turk, ja ku transferohet sulmuesi shqiptar
Ndizet gjithnjë e më shumë pista që sjell Gabriel Jesus te Napoli. Fillimisht ishin zërat nga Brazili që flisnin për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Arsenalit te skuadra italiane dhe tani prania e agjentit të tij, Giovanni Branchini që mbron interesat edhe të Massimiliano Allegrit, e përforcon këtë hipotezë.
Gabriel Jesus ka me Arsenalin një kontratë që skadon në qershor të vitit të ardhshëm me futbollistin që ka iu ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar. Kartoni i sulmuesit vlerësohet 20 milionë euro dhe Napoli po bën vlerësimet se sa i realizueshëm është ky transferim që gjithsesi varet nga largimi i Lukakut për të cilin në këtë moment nuk ka ardhur asnjë ofertë.
‘Unë kam kontaktuar me Allegrin, erdha këtu për ta takuar. Ai po punon shumë mirë dhe është i kënaqur me gjithçka-tha Branchini për median italiane-gjithnjë ka pasur një opinion të mirë peër skuadrën. Gabriel Jesus? Nuk fola me Allegrin për të. ‘Nëse-të’ në punën time nuk kanë shumë vlerë’.
Por në Castel Di Sangro ku është grumbulluar Napoli, mbërriti edhe agjenti i Anguissa, Maxime Nana. Allegri beson te mesfushori, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2027. Edhe Drejtori Sportiv Giovanni Manna, së fundmi nënvizoi rëndësinë e futbollistit në projektin e Napolit për të tashmen dhe të ardhmen. ‘Nuk është në shitje, është një futbollist te i cili do të besojë për të rinisiur gjithçka nga e para-kanë qenë fjalët e Manna-po, është drejt skadencës së kontratës, por do të kuptojmë vullnetin e tij dhe do të marrim vendimin bashkë me të’.
Kështu, prania e agjentit të tij mund të interpretohet edhe si rifillim të bisedimeve për rinovimin e kontratës.
Top Channel