Topi mitik i golit të Maradonës, ‘Dora e Zotit’ del në ankand, shitja nis me 2.5 mln dollarë
Edhe pse do të jetë e vështirë për të kaluar shifrën e 500 milionë eurove të shpenzuar në merkaton e verës së 2025, merkatoja e Liverpoolit edhe këtë sezon karakterizohet nga investime të rëndësishme.
Pasi siguroi Jeremy Jacquet për 70 milionë euro dhe Victor Munoz për 40 milionë, klubi anglez ka hedhur sytë nga Bradley Barcola i Paris Saint Germain.
Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, klubi i The Reds po përgatitet t’i bëjë PSG një ofertë prej 115 milionë eurosh për futbollistin e kombëtares franceze. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, parashikohet që kampionët në fuqi të Evropës të refuzojnë këtë ofertë pasi drejtuesit e klubit parizien nuk pranojnë të shesin Barcola për më pak se 150 milionë euro.
Barcola ka me Paris Saint Germain një kontratë që skadon në vitin 2028, por ai ka vendosur që të mos e rinvojë atë duke e detyruar klubin parizien që ta nxjerrë atë në merkato. Barcola ishte një element kyç për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique në fitoren e dy titujve në Ligën e Kampioneve me sulmuesin që ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 35 asist në 152 ndeshje me transalpinët. Por ai ka një konkurrencë të fortë në skuadër me Dembélé, Kvaratskhelia, Doué dhe blerjen më të fundit të skuadrës Akliouche.
Një kalim i mundshëm i tij në Anfield ku Mohamed Salah është larguar, do të sillte largimin e Cody Gakpo që është në agjendën e Tottenham. ‘Nasser Al Khelaifi, Luis Campos e sidomos Luis Enrique këmbëngulin se asnjë futbollist nuk do të qëndrojë në skuadër kundër dëshirës së tij-thekson L’Equipe. Që do të thotë se nëse Liverpool do të përmirësojë ofertën e tij, gjithçka do të varet nga vetë Barcola.
Top Channel