Franco Mastantuono është zyrtarisht një futbollist i Fiorentinës. I lindur në Azul të Argjentinës në 14 gusht të 2007, futbollisti që pas pak ditësh do të festojë 19 vjetorin e tij të lindjes është formuar në akademinë e River Platet duke debutuar në skuadrën e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Që nga ai moment, Mastantuono ka zhvilluar 64 ndeshje me 10 gola të shënuar me fanellën e ‘Millionaros’. Ndërsa sezonin e fundit Mastantuono ka zhvilluar 35 ndeshje me Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet duke shënuar 3 gola. Mastantuono është për më tepër edhe futbollisti më i ri që ka debutuar me skuadrën kombëtare të Argjentinës duke e veshur fanellën Albiceleste 4 herë.

Franco Mastantuono u transferua te Fiorentina në formë huazimi për një vit; gjatë bisedimeve Reali i Madridit ishte i palëkundur në qëndrimin e tij kur u diskutua për përfshirjet e mundshme të opsionit të blerjes, një shenjë kjo besimi ndaj futhollistit. Për më tepër, ndryshe nga sa dukej në fillim, paga e Mastantuonos do të paguhet e gjitha nga Fiorentina dhe jo 50 me 50% me Realin e Madridit

‘Jam i emocionuar-ishin fjalët e para të Mastantuonos-e vërteta është se ishte një ditë shumë speciale për mua sepse kisha me të vërtetë dëshirë të vija këtu dhe po më pëlqen shumë. Zgjodha Fiorentinën sepse është një skuadër me shumë histori dhe isha me të vërtetë shumë entuziast për faktin se do të mund të luaj për një klub kaq të rëndësishëm. Viola Park është me të vërtetë fantastike, një qendër sportive shumë e bukur ku njerëzit janë të sjellshëm dhe të disponueshëm dhe kjo më bën të ndihem vërtet mirë. Jam gati të nis këtë aventurë dhe dua të falenderoj tifozët e t’iu jap një mesazh; keni mirëpritur një futbollist që do të luftojë për të arritur objektivat’.

Top Channel