PDK refuzon takimin me Albin Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se takimi me kryeministrin në detyrë Albin Kurti nuk ka sjellë asnjë marrëveshje për zhbllokimin e situatës politike.
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se palët janë ende “shumë, shumë larg” një dakordësie.
“Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale, nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është të shkaktohen zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjendet një zgjidhje, jo kush kë po e mund, po e mashtron apo po e vonon“, tha Abdixhiku.
Sipas tij, pika ku kanë ngecur negociatat është çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
“LDK ka kërkuar që të propozojë emrin e presidentit. Në këtë pikë nuk kemi pasur dakordësi. Kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë sipas Kushtetutës. Nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë me keqardhje LDK nuk mund të kontribuojë. Në momentin që pranohet që propozimi për presidentin të vijë nga LDK-ja, mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka pajtim, nuk shohim arsye për të vazhduar“, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se e ka të pamundur të arrijë një marrëveshje nëse i mbivendoset rezultatit zgjedhor, duke iu referuar kërkesës së Abdixhikut që propozimi për president të vijë nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Top Channel