Hapet rruga për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, miratohen mandatet e deputetëve
06/08/2026 11:38
Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke konfirmuar vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të zgjedhur.
Në seancë ishin të pranishëm 120 deputetë, ndërsa komisioni paraqiti raportin për verifikimin e mandateve të legjislaturës së re.
Me miratimin e këtij raporti, Kuvendi i Kosovës vijon procedurat për konstituimin e tij pas zgjedhjeve dhe nisjen e punës së legjislaturës së re.
Top Channel