Vala e të nxehtit në Itali/ 27 qytete në alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme, ndryshon orari i vizitave në atraksionet turistike
Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare në Senatin amerikan ka votuar për ta shpallur ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, në shpërfillje të Kongresit, duke përshkallëzuar përplasjen politike mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Vendimi u mor sipas vijës partiake, pasi Fauci refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të senatorëve gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, duke u mbështetur në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i jep të drejtën të mos vetëinkriminohet.
Republikanët argumentojnë se ky refuzim justifikon ngritjen e akuzave për shpërfillje të Kongresit, një vepër penale që, në rast dënimi, mund të dënohet me deri në një vit burg.
Kryetari republikan i komisionit, senatori Rand Paul, deklaroi se do t’ia dërgojë rekomandimin drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë, pa kaluar për votim në seancën plenare të Senatit, një veprim që konsiderohet një devijim nga praktika e deritanishme.
Përpara se procedura të vijojë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në cilësinë e presidentit të Senatit, duhet të miratojë këtë hap procedural. Më pas, Departamenti i Drejtësisë do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo akuza zyrtare ndaj Faucit.
Top Channel