Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka folur për masat e marra në terren në qarkun e Tiranës për parandalimin e zjarreve.
Prefekti është shprehur se përgatitjet kanë nisur që në muajin mars, duke ngritur jo vetëm grupe vullnetare, por edhe duke hapur rrugë pyjore që, në rast zjarri, të aksesohen nga zjarrfikësit. Gjithashtu Hajdari shton se ka bërë edhe disa takime në terren, duke përballur me sukses situatën e zjarreve.
“Përgatitjet për sezonin e zjarreve kanë filluar që në mars. Kemi ngritur grupe vullnetare. Kemi mbi një muaj që punojmë që të hapim rrugë pyjore, që i gjithë territori të aksesohet nga mjetet zjarrfikëse në raste zjarri. Prefekti ka bërë disa takime me të gjitha agjencitë, zjarrfikësit, ushtrinë, punonjësit e zonave të mbrojtura.
Vullnetarët janë qytetarë ose punonjës të njësive administrative që kanë shprehur vullnetin dhe janë pajisur edhe me mjete për t’u mbrojtur nga zjarret”, u shpreh Hajdari.
Top Channel