Këto ditë janë vendimtare për të kuptuar sesi do të jetë Interu i sezonit të ardhshëm. Merkatoja e transferimeve ka hyrë në fazën më të nxehtë të tij teksa ka hyrë muaji gusht. Drejtuesit e Interit pasi kaluan një pjesë të madhe të sesionit ‘të fshehur’ tani do të duhet të bëjnë një bilanc dhe të përshpejtojnë hapat në mënyrë vendimtare.

Drejtuesit e Interit pasi kaluan një pjesë të madhe të sesionit ‘të fshehur’ tani do të duhet të bëjnë një bilanc dhe të përshpejtojnë hapat në mënyrë vendimtare. Strategjia dhe tratativat e deritanishme duket se sugjerojnë se në horizont për Interin janë 3 blerje që Ausilio e Marotta duan t’ia bëjnë dhuratë Cristian Chivut. Bëhet fjalë për një futbollist të krahut të djathtë, një mesfushor dhe një tjetër mbrojtës për John Stones.

Romero, çështje virtualisht e mbyllur. Përsa i përket mbrojtësit, futbollisti që i përgjigjet profilit është Cuti Romero. Inter, në bisedimet me Tottenham për Spence nuhati mundësinë për të siguruar shërbimin e qendërmbrojtësit argjentinas. Ai që fillimisht dukej si një operacion i pamundur për shkak të kostove, aktualisht është një çështje virtualisht e mbyllur. Zikaltrit kanë arritur një marrëveshje verbale me klubin londinez për një shifër me bonuse që kap kuotën e 40 milionë eurove. Edhe me futbollistin tashmë prej ditësh është arritur një marrëveshje për një pagë prej 5.5-6 milionë euro, shifër kjo në një linjë me atë që ai përfiton në Londër. Por për të firmosur përfundimisht kontratën me Romeron, Interi duhet të largojë mbrojtës dhe në krye të listës së lojtarëve me valixhe në duar është Benjamin Pavard i cili për momentin nuk ka oferta konkrete

Curtis Jones pas largimeve. Te Interi në këtë mënyrë kanë nisur kërkimet për një blerës të mbrojtësit francez. Në ditët e fundit, Pavard u përfshi në bisedimet me Al Ittihad për të arritur te Moussa Diaby, një prej futbollistëve të vënë në shënjestër nga Interi për krahun e djathtë. Për francezin, zikaltrit tentuan të ofrojnë Kristjan Asllanin i cili së bashku me Davide Frattessin nuk janë në planet e trajnerit rumun. Kështu që një largim i mundshëm i mesfushorit shqiptar dhe ai i futbollistit italian mund t’i hapë rrugë  një tjetër mesfushori. Në këtë pike, operacioni është ai për Curtis Jones të Liverpool. Futbollisti anglez ka me The Reds një kontratë që skadon në 2027 dhe prej muajsh është në shënjestrën e Interit, por Liverpool po rezulton një kockë e fortë në këto tratativa për të dhe nuk lëkundet nga kërkesa e tij për 40 milionë euro, një shifër kjo që konsiderohet e lartë në këtë moment për një lojtar që pas 6 muajsh mund të merret me parametra zero.

Stankovic nuk largohet. Ai që  nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, është i destinuar të qëndrojë është Aleksandar Stanković. Djali i Dejan Stankovic ka lënë përshtypje shumë të mira në ndeshjen miqësore me Manchester City duke konfirmuar në intuitën e saktë të Chivut. Stankovic mund të jetë zëvendësuesi më i besueshëm i Calhanoglu në krahasim me mesfushorët e tjerë të Interit dhe kjo është një tjetër arsye se përse Interi refuzoi një ofertë prej 40 milionë eurosh të Brentford për talentin serb. Inter kërkon të largojë futbollistë, por nuk dëshiron të privohet nga elementët më të çmuar të tij, gjithnjë nëse për ta nuk vijnë oferta marramendëse.

Top Channel