SHBA ka konsumuar pothuajse 80% të raketave mbrojtëse, komandantët paralajmërojnë: Rezervat e municioneve të Pentagonit në nivele të rrezikshme
Shërbimi sekret britanik MI6 konsiderohet agjencia më e fuqishme e inteligjencës së jashtme në Evropë, sipas një vlerësimi të realizuar nga revista franceze L’Express, e cila mblodhi opinionet e 60 profesionistëve të inteligjencës nga 25 vende.
Sipas vlerësimit, MI6 renditet në krye për aftësinë në rekrutimin e spiunëve të nivelit të lartë dhe depërtimin në elitat politike të Rusisë, Kinës, Iranit dhe Turqisë.
“Mbretëria e Bashkuar ka shërbimet sekrete më të forta në Evropë. MI6 është e jashtëzakonshme”, tha Robert Gorelick, ish-shef stacioni i CIA-s.
Siç raporton ‘The Times’, në vendin e dytë u rendit Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme e Francës (DGSE), e vlerësuar për shtrirjen globale, operacionet klandestine dhe luftën kundër terrorizmit. Një zyrtar polak i inteligjencës tha se shërbimi francez kombinon me sukses inteligjencën njerëzore, mbledhjen e të dhënave teknike dhe aftësitë operacionale.
Në vendin e tretë u rendit shërbimi holandez AIVD, ndërsa Ukraina u pozicionua e katërta, duke fituar vlerësime për inovacionin dhe operacionet e saj që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.
Shërbimi gjerman BND u rendit i pesti, duke u vlerësuar për analizën strategjike, por duke marrë më pak pikë për aftësitë operacionale në terren.
Në anën tjetër të renditjes, shërbimi sekret i Sllovakisë u cilësua si më i dobëti në Evropë.
Sipas raportit, MI6 ka fituar respekt të veçantë edhe për rolin e tij në paralajmërimin e hershëm të Ukrainës për pushtimin rus dhe për aftësinë për të zhvilluar operacione afatgjata të inteligjencës.
Top Channel