Prova të reja për vrasjen e britanikes në Athinë, pamjet tregojnë të dyshuarin duke transportuar valixhen me trupin
Mungesa e Mojtaba Khameneit nga jeta publike prej muajsh ka nxitur një valë spekulimesh në mediat perëndimore dhe qarqet e inteligjencës për vendndodhjen dhe gjendjen e tij.
Sipas një analize të publikuar nga Daily Mail, e cila citon burime të paidentifikuara të inteligjencës dhe ish-zyrtarë, janë tre teori kryesore që qarkullojnë për liderin de facto të Iranit.
Teoria e parë është se ai ndodhet ende në Iran, i strehuar në një bunker ose objekt nëntokësor për arsye sigurie, ndërsa po rikuperohet nga plagët e marra gjatë sulmeve të mëparshme.
Teoria e dytë pretendon se Mojtaba Khamenei është larguar fshehurazi në Rusi, megjithëse vetë analiza e konsideron këtë skenar pak të mundshëm.
Ndërsa teoria e tretë, e cilësuar si më e besueshme nga disa prej burimeve të cituara, sugjeron se ai është gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë të ushtrojë detyrën, ndërsa vendimet po merren nga drejtues të Gardës Revolucionare Islamike.
Artikulli thekson se mungesa e tij në daljet publike, në ceremoni zyrtare dhe në mesazhet tradicionale drejtuar popullit ka shtuar dyshimet mbi situatën reale në udhëheqjen iraniane.
Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar edhe thashetheme për jetën e tij private, të cilat nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.
Sipas analizës, pavarësisht spekulimeve për vendndodhjen e Mojtaba Khameneit, ndikimi më i madh në vendimmarrjen e Iranit i atribuohet Gardës Revolucionare, e cila konsiderohet se ka konsoliduar kontrollin mbi institucionet kryesore të shtetit.
Asnjë prej pretendimeve të publikuara në analizë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane.
Top Channel