E ardhmja e Dusan Vlahovic vazhdon të mbetet një enigmë.

Sulmuesi serb, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi, po vazhdon të refuzojë ofertat në pritje të një mundësie për të kaluar te Barcelona.

Sipas raportimeve nga Italia dhe Spanja, Besiktasi ka bërë një ofertë shumë të rëndësishme financiare dhe pret një përgjigje përfundimtare nga 26-vjeçari. Megjithatë, Vlahovic nuk ka dhënë ende “po”-në, pasi prioriteti i tij mbetet kalimi te gjigantët katalanas. Problemi është se Barcelona nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për transferimin e tij. Klubi blaugrana po vlerëson alternativa të tjera në sulm dhe lëvizja për Vlahovic mund të realizohet vetëm nëse krijohet hapësirë në organikë gjatë javëve të ardhshme.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Besiktasit kanë filluar të humbasin durimin. Klubi turk nuk dëshiron të presë pafundësisht dhe po mendon t’i vendosë një ultimatum sulmuesit serb, për të mos rrezikuar humbjen e objektivave të tjerë në merkato. Nëse Barcelona nuk lëviz brenda ditëve në vijim, Vlahovic mund të detyrohet të zgjedhë ofertën e Besiktasit ose të vazhdojë të mbetet pa skuadër edhe për një periudhë më të gjatë.

Top Channel