Fundi i një epoke? Lukaku hap derën e largimit nga Napoli
Vinicius Junior është pranë rikthimit në Madrid pas përfundimit të pushimeve dhe, sipas mediave spanjolle, nuk do të kalojnë shumë orë para se braziliani të takohet me Realin për të biseduar rreth rinovimit të kontratës, e cila skadon në vitin 2027.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje në këtë drejtim, Vinicius mund të largohet nga Madridi, ndonëse deri më tani synimi i të dyja palëve është që të arrihet te firma.
Drejtuesit e klubit “merengue”, thekson ‘As’, presin që Vinicius të shprehet dhe, nëse është e vërtetë që nuk dëshiron të rinovojë, duan që ai ta deklarojë hapur, në mënyrë që të vënë në lëvizje mekanizmat e merkatos. Me sa duket, lojtari kërkon një rritje të konsiderueshme page dhe është i vetëdijshëm se mund të mos marrë një përgjigje pozitive.
Për sulmuesin brazilian thuhet se ka shfaqur tashmë interes Arsenali, ndonëse agjentët e tij e mohojnë çdo marrëveshje me skuadrën e Premier League-s, e cila gjithsesi do ta kishte fuqinë ekonomike për ta transferuar atë në Londër.
Top Channel