Fundi i një epoke? Lukaku hap derën e largimit nga Napoli
Juventusi ka marrë një vendim përfundimtar për sa i përket përforcimeve në portë, duke hequr dorë zyrtarisht nga transferimi i argjentinasit Emiliano “Dibu” Martinez.
Sipas informacioneve të raportuara nga eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit bardhezi i kanë komunikuar tashmë zyrtarisht klubit të Aston Villa-s se portieri nuk është më pjesë e planeve të tyre për këtë sezon. Arsyeja kryesore e kësaj tërheqjeje lidhet ngushtësisht me aspektin ekonomik. Kostot e operacionit vlerësohen si tepër të larta për buxhetin aktual të klubit italian, çka e bën të pamundur konkretizimin e marrëveshjes.
Përballë kërkesave të larta financiare të klubit anglez, Juventusi ka vendosur të mos thellohet në negociata dhe të mbajë të paprekur bilancin financiar. Me mbylljen e kësaj piste, skuadra torineze pritet të orientojë vëmendjen drejt alternativave të tjera më të përballueshme në treg, ndërsa portieri argjentinas duket se do të vazhdojë aventurën e tij në Premier League.
Top Channel