Lajm i mirë për Barcelonën, Raphinha shmang dëmtimin dhe pritet të luajë ndaj Getafes
Romelu Lukaku mund të jetë pranë fundit të aventurës së tij te Napoli. Sulmuesi belg ka dhënë sinjale se është i gatshëm të largohet nga kampionët e Italisë, ndërsa interesi i Atlanta United nga MLS po bëhet gjithnjë e më konkret.
Sipas raportimeve të SportMediaset, klubi amerikan po ushtron presion për të bindur 33-vjeçarin të transferohet në Shtetet e Bashkuara dhe po punon për të arritur një marrëveshje me të. Atlanta United e sheh Lukakun si goditjen e madhe të merkatos dhe është e gatshme t’i ofrojë një rol qendror në projektin e saj sportiv.
Nga ana e Napolit nuk ka pengesa për një largim të mundshëm, nëse mbërrin oferta e duhur. Klubi po studion alternativat për repartin ofensiv, ndërsa largimi i belgut do t’i hapte rrugën afrimit të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm.
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, pasi Atlanta United dëshiron ta mbyllë operacionin sa më shpejt, ndërsa vetë Lukaku duket i hapur për një eksperiencë të re në Major League Soccer.
Top Channel