Momente paniku në Napoli, lëkundje të forta sizmike godasin qytetin në mbrëmje/ Banorët dalin në rrugë, pezullohet transporti Italia pezullon marrëveshjen e Shengenit me Spanjën, e cila po përballet me krizën më të rëndë migratore ndër vite, me rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku që kaluan enklavën spanjolle brenda 24 orëve.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e konsideron Spanjën përgjegjëse për situatën dhe vendosi pezullimin e marrëveshjes së Shengenit. Vendimi i Italisë po mbështetet edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, që po kërkojnë të njëjtën masë ndaj Spanjës.
Polonia, Finlanda, Suedia, Danimarka, Çekia dhe vende të tjera i kërkuan Bashkimit Evropian të shqyrtojë të gjitha opsionet për krizën migratore në Spanjë, përfshirë pezullimin e Shengenit, duke bërë fajtore qeverinë e Pedro Sanchez për situatën e krijuar.
“Imazhet që vijnë nga Ceuta janë të papranueshme”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa reagoi për krizën migratore të Spanjës.
“Nuk mund të lejojmë askënd të vijë në union pa iu përmbajtur rregullave tona. Kalimet e rrezikshme duhet të ndalen menjëherë dhe emigrantët duhet të kthehen sa më shpejt mbrapsht. Rrjetet e kontrabandës duhet të çmontohen”, tha zyrtarja e lartë evropiane, duke njoftuar se ka ngarkuar dy komisionerë për të mbështetur kontrollin e situatës në Spanjë.
Edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehën solidaritet me Madridin, duke theksuar po ashtu nevojën për rikthimin e kontrollit në kufi.
E ndërsa Bashkimi Evropian është i ndarë në dy kampe për krizën në Spanjë, nuk mungoi një reagim nga kryeministri Pedro Sanchez ndaj kritikëve.
“Solidariteti dhe empatia janë opsionale, respekti për traktatet e Bashkimit Evropian jo”, tha ai si kundërpërgjigje ndaj vendeve që kërkuan pezullimin e Spanjës nga marrëveshja e Shengen.
Top Channel