Dita e 60-të e tubimit në Tiranë, protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, grumbullohen para Kryeministrisë

29/07/2026 20:00

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 60-të e protestës.

Protestuesit, si çdo ditë tjetër, u grumbulluan në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet.

Ata kanë vazhduar me kërkesat e tyre të cilat i kanë artikuluar tashmë që prej dy muajsh, duke kërkuar dorëheqjn e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike.

Gjatë fjalimeve që po mbahen para Kryeministrisë, fjalën e ka marrë edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj, i cili u shpreh: E kuptoni ku jemi, miq të dashur? Ky do edhe besë. Ky i pabesi, ky është spiun si gjarpri. Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë dhe hardhucat. Jemi në një kohë që është shumë e vështirë, por heroike. Unë nuk jam shqiptari më i mirë, por unë e dua Shqipërinë. Ta duam Shqipërinë. Për mua Rama është ish-kryeministër.”

Top Channel