LIVE/ Vezë dhe domate drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës. Disa të shoqëruar pas tensioneve. Deputetët ‘përplasje’ në seancë
Një zjarr i fuqishëm që përfshiu orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një zonë kodrinore në hyrje të Ksamilit është shuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse.
Flakët ranë rreth orës 04:50 pranë një resorti në zonë, duke mobilizuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat nisën punën për izolimin dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Pavarësisht përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës së fortë që vështirësoi ndërhyrjen, zjarrfikësit arritën të vendosin situatën nën kontroll dhe më pas të shuajnë plotësisht zjarrin.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte. Zona do të vijojë të monitorohet nga autoritetet për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që verifikimet të kryhen nga autoritetet përkatëse.
Top Channel