Dikur, një darkë me miq do të thoshte një tavolinë e zhurmshme, një lokal i mbushur plot e përplot dhe muzikë që të detyronte të bërtisje për t’u dëgjuar.
Sot, gjërat janë duke ndryshuar. Jo sepse njerëzit janë bërë më pak socialë por sepse janë bërë më të vëmendshëm ndaj cilësisë së kohës që kalojnë së bashku.
Tirana, më shumë se çdo qytet tjetër në rajon, po e pasqyron këtë ndryshim me shpejtësi. Kafet e reja që hapen nuk konkurrojnë me zë, por me atmosferë. Hapësirat e reja nuk maten me kapacitet, por me eksperiencë. Dhe mbrëmjet me miq po kthehen gjithnjë e më shumë në diçka më intime, një ballkon i rregulluar, një darkë e gatuar në shtëpi, një mbrëmje që nuk ka nevojë të jetë spektakolare për të qenë e paharrueshme.
Nga sasia tek cilësia
Gjenerata që sot është në të tridhjetat po e rikoncepton socialitetin. Nuk është çështje moshe — është çështje prioritetesh. Koha ka marrë një vlerë tjetër, dhe me të, edhe mënyra se si zgjedhim ta kalojmë. Një darkë me katër miq të ngushtë ka zënë vendin e festave me pesëdhjetë persona. Një bisedë e vërtetë ka fituar më shumë peshë se prania fizike në çdo event të qytetit.
Kjo nuk do të thotë se Tirana ka hequr dorë nga jeta e saj e gjallë përkundrazi. Por ka shtuar një shtresë tjetër: atë të zgjedhjes së vetëdijshme. Njerëzit dalin më pak, por kur dalin, e dinë pse.
Detajet që bëjnë ndryshimin
Ajo që e bën një mbrëmje të mirë të paharrueshme shpesh nuk është elementi i madh,është kujdesi ndaj detajeve të vogla. Muzika e duhur, drita e saktë, ajri i pastër, rehatia e të gjithëve rreth tryezës. Dhe pikërisht këtu, zgjedhjet individuale fillojnë të kenë peshë kolektive. Gjithnjë e më shumë njerëz po bëjnë kalime të vogla në zakonet e tyre, jo si detyrim, por si një formë respekti ndaj hapësirës së përbashkët dhe njerëzve rreth tyre. Për ata që përdorin duhan, alternativa inovativesi IQOS kanë filluar të zënë vend pikërisht për këtë arsye, jo vetëm si zgjedhje personale, por si mënyrë për të qenë më të pranishëm dhe më të vëmendshëm në hapsirat që ndajmë me të tjerët.
Tirana si pasqyrë e një ndryshimi më të madh
Ajo çfarë po ndodh në kryeqytet nuk është e izoluar. Është pjesë e një tendence që po shpaloset në të gjithë Evropën, një rivendosje e vlerës së lidhjes njerëzore, të pranisë, të momenteve që ndihen dhe jo vetëm shihen. Tirana, me energjinë e saj të re dhe hapjet e vazhdueshme, po e absorbon dhe po e reflekton këtë ndryshim me një shpejtësi që befason edhe ata që e ndjekin nga afër.
Mbase mbrëmja e mirë nuk ka ndryshuar kaq shumë si koncept. Ka ndryshuar vetëm kujdesi me të cilin e ndërtojmë.

Top Channel