Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë
Gazetari Kreshnik Kuçaj analizoi historinë e përgatitjeve të Shqipërisë ndaj rrezikut bërthamor dhe masat e marra gjatë periudhës së Luftës së Ftoht.
I ftuar në “Top Story”, ai solli në vëmendje zhvillimet ndërkombëtare pas eksperimenteve bërthamore të Kinës dhe ndikimin që ato patën në rajon, duke shpjeguar se si Shqipëria ngriti një sistem monitorimi të ajrit dhe ujërave për të kontrolluar nivelet e radioaktivitetit dhe për çështje të sigurisë kombëtare.
“Shqipëria i ka nisur përgatitjet shumë herët. Në vitet ’60, Kina nisi disa eksperimente për fuqinë e armëve bërthamore dhe Europa filloi të përgatitej. Gjithashtu, edhe Shqipëria mori masa.
Sigurisht që këto janë elemente që diskutohen nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore. Në raportet e asaj kohe thuhet se u morën masa për t’u përgatitur ndaj këtij rreziku.
Në atë moment, në Shqipëri ngrihet një sistem monitorimi i ujërave dhe i ajrit. Eksperimentet që bëheshin për të testuar fuqinë e armëve bërthamore në Kinë bënin që rrezatimi të kalonte edhe në Shqipëri. Kjo krijoi një alarm që kërkonte monitorim të vazhdueshëm.
Shqipëria, në kuadër të këtyre zhvillimeve, ngriti sistemin e saj të monitorimit. Interesant është fakti se ky sistem kishte një qëllim të dyfishtë. Nuk monitoroheshin vetëm elementët bërthamorë, por kryesisht edhe lumenjtë dhe liqenet e Shqipërisë, sidomos ato që ndodheshin në zonat kufitare, për të vëzhguar edhe çështjet e sigurisë kombëtare.
Ishte një veprimtari e vazhdueshme që ata kryenin”, u shpreh gazetari.
Top Channel