Gazetari Florian Plettenberg ka akuzuar Fabrizio Romano-n se është nxituar në raportimin e transferimit të Yan Diomandé, thjesht nga “përpjekja për të qenë i pari”.

Sipas Plettenberg, ende nuk është arritur një marrëveshje totale me klubin e RB Leipzig. Megjithatë, dëshira e Romano-s për të marrë ekskluzivitetin, e bazuar kryesisht te probabiliteti i lartë i realizimit të marrëveshjes, e shtyu atë të nxitohej duke publikuar të famshmen “here we go”.

Për ta përforcuar këtë qëndrim, Plettenberg shtoi: nëse do të ishte vërtet një “here we go” i mbyllur, pse Fabrizio nuk publikoi shifrën e saktë të rënë dakord, por u mjaftua me një raportim të vagullt prej “mbi 100 milionë euro”?

Top Channel