“Miqtë u zhdukën, familja mbeti,” Pogba zbulon çmimin e vërtetë të famës
Julián Álvarez është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të realizuar ëndrrën e tij: t’iu bashkuar Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas e ka bërë të qartë dëshirën e tij dhe i ka komunikuar klubit katalanas se është i përgatitur të forcojë këtë transferim duke ndërmarrë lëvizje konkrete.
Sipas raportimeve të fundit, Álvarez planifikon dy hapa vendimtarë për të bërë realitet kalimin e tij. Së pari, ai do të flasë drejtpërdrejt me drejtuesit e Atlético Madrid për të kërkuar zhbllokimin e kësaj lëvizjeje. Së dyti, argjentinasi është i hapur për të bërë një gjest publik, i cili do të tregonte qartë dhe hapur vullnetin e tij për t’u larguar drejt klubit “Blaugrana”.
Zhvillimet rreth kësaj tratative pritet të jenë mjaft të shpejta. Gjithçka mund të marrë një drejtim përfundimtar në orët ose ditët në vijim, duke e kthyer këtë lëvizje në një nga çështjet më të nxehta të merkatos aktuale.
Top Channel