Rritja e virozave stinore ka sjellë një fluks të shtuar fëmijësh në Pediatrinë e Lushnjës, ku sipas mjekëve janë shënuar edhe raste më të rënda që kërkojnë trajtim spitalor.
Temperaturat e larta, kollë e fortë, të vjella dhe dehidratimi janë ndër simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten të vegjlit. Mjekët thonë se situata është tipike për këtë periudhë, por kërkon kujdes të shtuar nga prindërit, pasi disa raste po komplikohen për shkak të paraqitjes së vonuar në spital.
Ajo këshillon që fëmijët të mos neglizhohen në shenjat e para të sëmundjes dhe të shmanget vetëmjekimi. “Prindërit duhet të paraqiten menjëherë te mjeku nëse temperatura zgjat mbi dy ditë, nëse fëmija ka vështirësi në frymëmarrje apo refuzon ushqimin dhe lëngjet”, shprehet Nirda Xhafa, mjeke Pediatre.
Specialistët rekomandojnë gjithashtu kujdes me higjienën, shmangien e ambienteve të mbipopulluara dhe forcimin e imunitetit përmes ushqyerjes së shëndetshme. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë apel për vigjilencë, pasi virozat stinore mbeten një ndër shkaktarët kryesorë të paraqitjeve në urgjencë gjatë kësaj periudhe.
Top Channel