Vala e të nxehtit rikthehet në Francë dhe Spanjë, rrezik për përkeqësimin e zjarreve
Një ekuipazh amerikano-rus është kthyer me sukses në Tokë pas një qëndrimi tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Astronauti i NASA-s Chris Williams dhe kozmonautët rusë Sergei Kud-Sverchkov dhe Sergei Mikaev zbarkuan të dielën në stepat e Kazakistanit me kapsulën “Soyuz MS-28”, e cila u ul me parashutë në zonën juglindore të qytetit Dzhezkazgan.
Tre astronautët përfunduan një mision 241-ditor në orbitë, që ishte udhëtimi i parë hapësinor për Williams dhe Mikaev, ndërsa i dyti për Kud-Sverchkov.
Pas kthimit, ekuipazhi do të transportohet me helikopter drejt Karagandës. Williams do të vijojë rrugën drejt Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston, ndërsa dy kozmonautët rusë do të rikthehen në bazën e tyre të trajnimit në Star City, pranë Moskës.
Pavarësisht tensioneve politike mes SHBA-së dhe Rusisë, të dyja vendet kanë vijuar bashkëpunimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku astronautët amerikanë dhe rusë vazhdojnë të udhëtojnë së bashku në misione të përbashkëta.
Top Channel