Federata Italiane e Futbollit po hyn në ditët vendimtare për zgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares

Pas emërimit të strukturës së re drejtuese, të gjithë sytë janë te identiteti i personit që do të marrë drejtimin e “Axurrëve” në një periudhë rindërtimi pas zhgënjimeve të fundit.

Paolo Maldini konsiderohet një nga figurat kyçe në projektin e ri të Italisë dhe prania e tij në strukturën drejtuese pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zgjedhjen e trajnerit. Ish-kapiteni i Milanit shihet si një profil me autoritet, eksperiencë ndërkombëtare dhe njohje të thellë të futbollit elitar.

Presidenti i Federatës, Giovanni Malagò, ka bërë të qartë se vendimi duhet të merret me kujdes dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një emër të madh, por për personin që përshtatet më mirë me projektin e rilindjes së kombëtares. Sipas tij, objektivi është që çështja të mbyllet brenda fundjavës, ndërsa Federata pret të identifikojë kandidatin ideal.

Në listën e kandidatëve vazhdojnë të qarkullojnë emra të rëndësishëm si Antonio Conte dhe Roberto Mancini, ndërsa është përmendur edhe mundësia e një zgjedhjeje surprizë. Malagò ka theksuar më herët se trajneri do të zgjidhet në bashkëpunim me drejtuesin teknik, duke e bërë rolin e Maldinit edhe më të rëndësishëm në këtë proces.

Për Italinë, kjo nuk është thjesht një zgjedhje stoli. Pas dy mungesave radhazi në Kupën e Botës dhe nevojës për një brez të ri lojtarësh, Federata kërkon një trajner që të ndërtojë një cikël afatgjatë dhe të rikthejë identitetin e skuadrës.

Top Channel