Xavi Simons qëndroi 5 ditë pa emër! Arsyeja do t’ju habisë
22/07/2026 11:52
Pak njerëz e dinë historinë e veçantë pas emrit të yllit holandez Xavi Simons.
Nëna e tij, Peggy, ka zbuluar se djali i saj qëndroi pesë ditë pa emër pas lindjes. “Ai nuk kishte emër për pesë ditë. Më pas pashë një ndeshje të Barcelonës dhe në ekran u shfaq Xavi Hernández,” tregoi ajo.
I frymëzuar nga legjenda spanjolle, emri “Xavi” u bë zgjedhja për djalin, i cili vite më vonë do të shndërrohej në një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij.
Një rastësi e bukur që tregon se si futbolli mund të ndikojë edhe në vendimet më personale, duke krijuar histori që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.
Top Channel