Këkresa e çuditshme e babait të Vlahovic, kërkon vetëm në dorë 10 milionë euro! “Sfidon” drejtuesit Bardhezi për rinovimin
22/07/2026 12:03
Rinovimi i Dusan Vlahovic me Juventusin është kthyer në një telenovelë të vërtetë financiare
Ndërsa sulmuesi serb është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në Torino, pengesa kryesore po del të jetë babai i lojtarit, i cili po kërkon dyfishin e bonusit të nënshkrimit për të dhënë dritën e gjelbër.
Juventusi i ka parashtruar lojtarit një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurosh në sezon, e shoqëruar me një bonus nënshkrimi prej 4 deri në 5 milionë euro. Megjithatë, kjo shifër është refuzuar nga përfaqësuesit e sulmuesit. Babai i Vlahovic kërkon të paktën 8 deri në 10 milionë euro vetëm si bonus nënshkrimi, çka ka krijuar një distancë të madhe mes palëve dhe ka pezulluar momentalisht bisedimet.
Top Channel