E ardhmja e Bruno Fernandes mund të jetë larg “Old Trafford”. Kapiteni i Manchester United raportohet se është i hapur për një kalim të mundshëm te gjigantët turq të Galatasaray-t gjatë kësaj merkatoje verore.

Bisedimet dhe thashethemeve rreth të ardhmes së mesfushorit portugez u është shtohet edhe çmimi që “Djajtë e Kuq” kërkojnë për kartonin e tij. Manchester United kërkon rreth 64 miliona paund për shitjen e Fernandes te klubet angleze.

Megjithatë, situata ndryshon për ekipet jashtë Premier League. Çdo klub nga jashtë Anglisë ka mundësinë të aktivizojë klauzolën e tij të largimit prej 56 miliona paundësh, diçka që ia lehtëson ndjeshëm punën Galatasaray-t për të tentuar një prej goditjeve më të mëdha të merkatos verore.

Top Channel