Video/ Zbulohen pas 74 vitesh rrënojat e avionit Pan Am që u rrëzua në Atlantik, tragjedia që ndryshoi rregullat e aviacionit
Një incident i frikshëm është regjistruar të dielën në Aeroportin e Cincinnati-t në Kentucky-n Veriore, SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air preku pistën me bisht gjatë përpjekjes për ulje, duke shkaktuar shkëndija.
Avioni, që operonte fluturimin Kalitta Air 264 nga Brukseli, pati një ulje të pasuksesshme në tentativën e parë, kur pjesa e pasme e tij u përplas me pistën. Pamjet e siguruara nga televizioni Fox19 tregojnë momentin kur bishti i avionit rrëshqet mbi asfalt, duke krijuar shkëndija zjarri, përpara se avioni të ngrihej përsëri në ajër.
Një dëshmitar që ndodhej pranë pistës dëgjohet duke reaguar i habitur nga skena, ndërsa avioni rifitoi lartësinë dhe më pas u përgatit për një ulje të dytë.
Boeing 777-300ER u ul me sukses rreth orës 20:15 sipas kohës lokale. Menaxheri i operacioneve të Kalitta Air, Heath Nichol, bëri të ditur se asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk pësoi lëndime.
Pas uljes, avioni u nxor menjëherë nga shërbimi dhe u dërgua për inspektim teknik për të vlerësuar dëmtimet e mundshme.
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe rrethanat që çuan në prekjen e pistës nga bishti i avionit gjatë uljes.
Top Channel