Lionel Messi kthehet në vendlindje, është në Rosario me familjen, e ardhmja e tij te Argjentina, ende në dyshim
Pas çështjes Palestra, Inter dhe Chelsea kthehen të sfidojnë njëri-tjetrin për një tjetër objektiv të përbashkët të merkatos së transferimeve; John Stones. Mbrojtësi që vjen pas një paraqitjeje diskrete në Botërorin 2026 me Anglinë është futbollist i lirë pasi kontrata me Manchester City i skadoi.
Futbollisti 32 vjeçar, disa herë i është propozuar Interit që është vënë në kërkim të dy qendërmbrojtësve të rinj për të përforcuar skuadrën e Christian Chivut. Problemi qëndron te paga e Stones që është e lartë gjë që i vështirëson tratativat. Në këtë pikë ndërhyrja e Bluve në këtë histori mund të ndryshojë kartat në tryezë pasi Chelsea është në gjendje që t’i garantojë një pagë faraonike futbollistit anglez.
Sipas të përditshmes ‘The Athletic’, Xabi Alonso është në kërkim të futbollistëve që mund të ofrojnë më shumë eksperiencë një grupi kaq të ri dhe ish mbrojtësi i Citizens përputhet me këtë identikit. Por emri i Stones nuk është i vetmi në listën e shpenzimeve për Blutë, të cilët në varësi të largimeve nga skuadra, mund të blejë edhe 2 qendërmbrojtës të tjerë. Chelsea po punon edhe për Maxence Lacroix, por për momentin nuk ka ende një marrëveshje me Crystal Palace për vlerën e futbollistit francez me këtë të fundit që kërkon 55 milionë paundë. Po kështu Blutë e Londrës kanë hedhur sytë edhe nga Jacobo Ramon nga Como.
Top Channel