Duhet ta ndalin këtë gjë menjëherë, nuk është e mundur që çdo futbollist të vlejë 100 milionë paundë, po del jashtë kontrolli, të themi të drejtën’-kështu është shprehur Zlatan Ibrahimovic në studiot e Fox Sports ku ai komenton ndeshjet e Botërorit 2026.

Ish sulmuesi suedez u tregua i drejtpërdrejtë në kritikën e tij për lëvizjet në merkato duke marrë shkas nga çmenduria e fundit, ajo që çoi Morgan Rogers nga Aston Villa te Chelsea.

‘Nuk është e mundur që çdo futbollist në përfundim të një sezoni të mirë vlen 100 milionë paundë-tha Ibrahimovic-pyes veten sa do të vlejnë Lamine Yamal, Vinicius dhe Michael Olise nëse Rogers kushton 117 milionë paundë. Kjo gjë duhet të marrë fund’.

Top Channel