Botërori 2026, sa ndeshje të vendosura me përmbysje dhe gola në minutat shtesë
Milan po mendon për të krijuar një repart sulmi me emra të rëndësishëm. Pas nënshkrimit me Gonçalo Ramos, që pritet të vihet nën urdhrat e Amorim pasi të përfundojë pushimet pas Botërorit, kuqezinjtë kanë vënë në shënjestrën e tyre edhe Phil Foden, fantazistin e Manchester City. Për momentin sipas asaj që theksohet në median italiane bëhet fjalë për një ëndërr, por që mund të bëhet realitet në rast largimi të Rafael Leaos.
Emri i 26 vjeçarit lakmohet shumë nga kuqezinjtë edhe pse tani për tani nuk ka kontakte me përfaqësuesit e futbollistit që po ndiqet edhe nga Atletico Madrid dhe Galatasaray.
Kështu, Foden për Milanin është vetëm një ide, me kuqezinjtë që në këtë pikë mund të kenë një aleat surprizë, Enzo Maresca. Trajneri italian i Manchester City në fakt do të donte të kishte nën urdhrat e tij Enzo Fernandez; një transferim i mundshëm i argjentinasit te Citizens do të reduktonte ndjeshëm hapësirat për Foden që vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Milani ndërkaq, vëzhgon i vetëdijshëm se paga e 26 vjeçarit nuk përbën një pengesë të pakalueshme. Anglezi, që u la jashtë skuadrës së Anglisë nga Tuchel për Botërorin 2026 përfiton rreth 7 milionë euro në sezon, një shifër kjo që është vetëm pak më e lartë se ajo e Leaos. Pikërisht për këtë arsye, largimi i portugezit do të favorizonte vërtet transferimin e mundshëm të Foden në Milano që konsiderohet një blerje e përballueshme nga ana e kuqezinjve.
Top Channel