“Shkatërrimi i Gazës është politikë e qëllimshme”, ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria do të qëndrojë në territor
Tarifa prej 20% e propozuar nga Donald Trump për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit mund t’u kushtojë operatorëve detarë deri në 17 milionë dollarë për një anije, sipas ekspertit të transportit detar Richard Meade.
Redaktori i revistës Lloyd’s List tha për BBC se, krahasuar me këtë tarifë, pagesat e vendosura nga Irani ishin “më të arsyeshme”, megjithëse theksoi se asnjëra prej tyre nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare.
Sipas Meade, një transportues gazi i ngarkuar plotësisht ose një cisternë nafte mund të paguajë nga 16 deri në 17 milionë dollarë për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, nëse zbatohet tarifa e propozuar nga Trump.
Ai tha se tarifat iraniane fillimisht varionin nga 1 deri në 2 milionë paund, ndërsa më pas ranë në rreth 100 mijë deri në 200 mijë paund për anije në disa raste.
Eksperti paralajmëroi gjithashtu se kostot e sigurimit për anijet po rriten ndjeshëm për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon, pikërisht në një periudhë kur ato kishin nisur të uleshin.
Meade shtoi se ende nuk ka detaje se si administrata e Trump do ta zbatojë tarifën 20%, duke kujtuar se presidenti amerikan ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme që nuk janë materializuar.
Sipas tij, sulmet e vazhdueshme të Huthive në Jemen pritet të rrisin më tej kostot e transportit të naftës përmes Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab al-Mandab.
Top Channel