Incidentet e dhunshme me protestuesit në Zvërnec/ Apeli zbut masën për një nga rojet private, lihet në burg Geraldo Biba
14/07/2026 16:00
Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për një prej rojeve private të përfshirë në incidentin e dhunshëm me protestuesit në Zvërnec në muajin maj, duke e liruar nga qelia.
Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, për Gazmend Vathin, i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kurse la në fuqi masën “arrest në burg” për Artur Granin.
Pronari i kompanisë “Major Security”, Geraldo Biba u la në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie.
Top Channel