Live/ Sot dita e 40-të e protestës para Kryeministrisë, tubuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
09/07/2026 20:26
Mbahet sot në Tiranë protesta e 40 radhazi. Tubuesit nisën organizimin në sheshin “Skënderbej”, për t’u spostuar më pas para kryeministrisë, ku qëndruan rreth 2 orë.
Më pas, turma nisi marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke ndjekur të njëjtin itinerar me ditët e shkuara.
Kërkesat vijojnë të jenë të njëjta, dorëheqja e të gjithë klasës politike dhe vendosja e një qeverie tranzitore, më pas zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ata kanë shpalosur deri tani pesë kërkesa gjithsej, mes të cilave janë edhe ndryshimet në Kushtetutë për Kodin Zgjedhor.
Prej ditësh ata kanë lajmëruar edhe krijimin e një Kuvendi Kombëtar të protestës, ku janë listuar 500 kandidatë, teksa ende nuk është konkretizuar asgjë në lidhje me këtë.
Top Channel