Avokati i Popullit inspekton burgun e Reçit: Kërkohen përmirësime, shqetësim mbetet kujdesi shëndetësor Poshtë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, aty ku hija e betonit e mbron disi nga vapa përvëluese e kësaj vere, 74-vjeçari Sabri Koni nga Pajova e Peqinit ka gjetur strehën e tij të përkohshme.
Prej javësh, ky është vendi ku fle dhe zgjohet çdo ditë, pasi, sipas tij, mbeti pa shtëpi pas një konflikti familjar.
Në të njëjtin hapësirë, ai ka njohur edhe një grua në kushte të ngjashme. Çdo ditë del për të mbledhur bidona plastikë, si e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura minimale, ndërsa herë pas here ndihmohet nga banorë dhe biznese të zonës.
Përtej vështirësive, Sabriu nuk kërkon lëmoshë, por një zgjidhje. Ai kërkon të kthehet në tokën që thotë se i përket dhe të ndërtojë një strehë ku të fusë kokën e të jetojë me dinjitet jetën që i ka mbetur.
Historia e tij dhe e të moshuarve në situatë të ngjashme me të, për shkak të rrethanave të ndryshme, dëshmon se ndërsa për shumë persona vera është një stinë pushimesh, për disa të tjerë mbetet një betejë e përditshme.
Rasti pritet të verifikohet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa kërkohet një reagim më i shpejtë nga ana e shërbimeve sociale.
Top Channel