Tjetër trofe europian për anglezët, Crystal Palace mund Rayo Vallecanon në Leipzig dhe shpallet kampione e Conference League
Shkëndija e nisi në mënyrë perfekte aventurën e saj në Conference League. Skuadra tetovare shkatërroi Europa FC në sfidën e parë të raundit të parë kualifikues të kompeticionit me rezultatin 5-0 dhe e sheh veten praktikisht në turin tjetër.
Kuqezinjtë ishin totalisht dominues në fushën e lojës dhe këtë e tregojnë golat e shënuar në këtë sfidë. Festivali i golave për Shkëndijan u hap në minutën e 28 me Ndzengue pas një asisti të Endrit Krasniqit dhe me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë e kësaj sfide.
Pas pushimit të ndeshjes, tetovarët shpërthyen totalisht teksa në minutat 52 dhe 75 shënuan edhe dy herë me Fabrice Tamba që i çoi shifrat në 3-0. Historitë e kësaj ndeshjeje nuk mbyllen këtu, Almir Kryeziu shkroi emrin në listën e shënuesve duke shënuar golin e 4-t në minutën e 83, ndërkohë që manitën e plotësoi Besar Ibrahimi që fiksoi fitoren 5-0 të Shkëndijes së Tetovës që e sheh në horizont raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Top Channel