Rekord i vargut me qepë, një fermer në Postribë ka gjetur një mënyrë unike për të promovuar produktin

08/07/2026 20:01

Mbi 1.2 ton qepë, të kultivuara në tokat e tij, fermeri Kujtim Plangaj i ka kthyer në një varg gjigant prej 110 metrash, duke realizuar atë që konsiderohet si vargu më i gjatë me qepë i krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Përmes kësaj nisme, ai synon të promovojë qepën autoktone të Postribës.

I ndihmuar nga banorë të zonës dhe dhjetëra të rinj, Plangaj e transportoi vargun gjigant nga oborri i shtëpisë deri te Ura e Mesit, duke e vendosur pranë një prej monumenteve më të njohura të trashëgimisë kulturore në veri të vendit.

Postriba është e njohur prej brezash për kultivimin e qepës autoktone. Në këtë zonë rritet një varietet i veçantë i Allium Çepa, i cili nga specialistët konsiderohet si një specie në rrezik zhdukjeje. Falë punës dhe përkushtimit të familjeve vendase, kjo traditë vazhdon të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.

Top Channel