Trump zbut tonet ndaj Melonit: E dua shumë, është një person shumë i mirë, por bëri një gabim
Një turist amerikan ka rënë pre e një grabitjeje në qendër të Milanos, në një incident që ka ngritur shqetësime për sigurinë në qytet, pasi ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg një stacioni policie.
Sipas mediave italiane, turisti po ecte në kryqëzimin e rrugëve Fosse Ardeatine dhe Tzeca Vecchia, kur u sulmua nga dy të rinj, të cilët tentuan t’i grabisnin orën, me një vlerë të vlerësuar rreth 500 euro.
Ngjarja u vu re nga karabinierët, të cilët po monitoronin zonën në kohë reale përmes kamerave të sigurisë të stacionit të policisë. Efektivët ndërhynë menjëherë dhe arritën të arrestonin njërin prej autorëve.
I arrestuari është një 18-vjeçar, shtetas spanjoll me origjinë afrikane, i cili është dërguar në burgun e San Vittore dhe akuzohet për grabitje.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij arriti të largohej duke përfituar nga konfuzioni i krijuar gjatë ndërhyrjes së policisë, duke marrë me vete edhe orën e vjedhur.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dytë, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje për faktin se grabitja ndodhi në një zonë qendrore të Milanos, fare pranë një stacioni policie.
Top Channel