Tmerr në rrugë, futbollistit të njohur i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe i grabisin gjithçka!
Tani është zyrtare, Denzel Dumfries largohet nga Interi për të vijuar karrierën e tij te Reali i Madridit. Të dy klubet kanë dalë me komunikatat respektive për të konfirmuar transferimin e holandezit në kryeqytetin spanjoll për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.
Futbollisti tashme ka nënshkruar me Los Blancos një kontratë 4 vjeçare deri në 2030. Klubi madrilen, për të marrë Dumfries nga kampionët e Italisë, ekzekutoi klauzolën e zgjidhjes së kontratës së futbollistit me klubin milanez për vlerën e 20 milionë eurove.
Denzel Dumfries ka zhvilluar me Interin 207 ndeshje në 5 sezone me 27 gola të shënuar dhe 28 asiste duke fituar në total 8 trofe. Vetë futbollisti vendosi të përshëndesë Interin dhe tifozët e tij përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.
‘Momenti për të lënë diçka që për mua ka pasur shumë domëthenie, erdhi; Inter. Këto 5 vite së bashku kanë qenë një karusel plot emocione; shumë lotë dhe ndonjë pikë të ulët. Djaloshi i ardhur këtu për eksperiencën e tij të parë jashtë vendit të tij, largohet si një burrë me 3 fëmijë dhe zemrën plot mirënjohje dhe kujtime të çmuara.
Në radhë të parë dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, kemi fituar, festuar dhe qarë së bashku. Faleminderit, nga thellësia e zemrës. Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj të gjithë anëtarëve të stafit që kanë qenë me mua në këto vite te Interi; u bëtë një familje për mua. Së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme; dy tituj kampionë, 3 Kupa të Italisë, 3 Superkupa dhe rrugëtime të paharrueshme në Ligën e Kampioneve. Të gjitha këto kujtime do t’i mbaj gjithnjë me vete.
Në fund një falënderim special për të gjithë tifozët e Interit në të gjithë botën; mbështetja juaj ka qenë e pabesueshme, gjithnjë keni qenë atu dhe unë nuk e kam marrë kurrë për të mirëqenë. Që nga dita e parë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra. Tani është momenti që të përshëndetemi deri sa të takohemi sërish”, shkruan Dumfries.
View this post on Instagram
Top Channel