“Ne nuk na vjen asnjë dosje e gatshme”, kreu i SPAK, Klodian Braho: Ka pasur dekonspirime të operacioneve, janë bërë edhe procedime

03/07/2026 10:56

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjëve në Kuvend, ku po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Në përgjigje të deputetit të PD, Gent Strazimiri, ai foli në lidhje me bashkëpunimin me autoritetet e huaja dhe dekonspirimin e operacioneve të ndryshme, duke e pranuar këtë fakt dhe treguar se janë marrë edhe masa ligjore ndaj personave të caktuar.

“Ne nuk na vjen asnjë dosje e gatshme. Patjetër që kemi bashkëpunim ndërkombëtar dhe na vijnë informacione nga jashtë, por hetimet dhe analizat i bëjnë hetuesit tanë, nuk mund t’ia heqim këtë meritë.

Mund të them se po, ka patur procedime konkrete që lidhen me dekonspirim të hetimeve, madje në disa raste, bashkë me ndjekjet penale që prokurorët kanë bërë, jo rastësisht janë ngritur akuza dhe janë marra masa ligjore ndaj punonjësve nëpër institucione”, u shpreh Braho.

Top Channel