Pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Milani nga ana e klubit kuqezi, Gonçalo Ramos vendosi t’iu drejtohet rrjeteve sociale për të përshëndetur Paris Saint Germainin dhe tifozët e tij që e kanë mbështetur atë në sezonet e fundit në kryeqytetin francez .

‘Sot mbyllet një prej kapitujve më domëthënës të karrierës sime-nis postimi i sulmuesit portugez-të vishja fanelën e PSG ishte një privilegj dhe një nder që do ta ruaj gjithmonë brenda meje. Së bashku kemi shkruar në histori të paharrueshme. Kemi fituar dy tituj të Ligës së Kampioneve dhe disa trofe te tjerë duke ndarë momente që do të mbeten përgjithmonë në memorjen e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim.

Do të doja të falenderoja shokët e mi të skuadrës, stafin teknik, drejtuesit e sidomos tifozët. Faleminderit që besuat te unë, që na mbështetët në momentet e vështira dhe që festuat çdo fitore me ne. Mbështetja juaj ka qenë thelbësore për secilin nga sukseset tona. Sot largohem, por lë një pjesë të zemrës në këtë klub. PSG do të jetë gjithnjë shtëpia ime dhe do të jem krenar që kam kontribuuar në shkrimin e një kapitulli të historisë së tij. Faleminderit për gjithçka. Parisi do të ketë gjithnjë një vend special në zemrën time dhe të familjes sime’.

Një postim ky që fitoi edhe ‘like’ e bashkëkombasit të Gonaçalo Ramos, Leaos që është bashkë me të në Botërorin 2026 dhe që është në qendër të zërave të shumtë të merkatos së transferimeve.

Top Channel