E diel për plazh, ja sa pritet të arrijnë temperaturat ditën e sotme
28/06/2026 08:20
Vendi ynë do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Temperaturat do të mbeten të larta, duke sjellë një ditë tipike vere. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 22 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-3 ballë.
Top Channel