Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Një mrekulli mes rrënojave të lëna pas nga tërmeti i dyfishtë shkatërrues në Venezuelë u pa kur një foshnjë 18 ditësh u nxor e gjallë.
Ekipet e shpëtimit që vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar në rrënojat në La Guaira kanë nxjerrë gjallë një foshnjë të porsalindur, vetëm 18 ditëshe, duke shkaktuar valë gëzimi në turmën që shihte përpjekjet e tyre të pashembullta.
Babai i foshnjës, pret ta mbajë të voglin në krahë, ndërsa po ashtu edhe nëna e fëmijës u shpëtua e gjallë nga rrënojat pak kohë më vonë.
Sipas bilancit të fundit, mbi 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të plagosur ndërsa më shumë se 39,000 persona mbeten të zhdukur.
An 18 day old baby rescued from the earthquake rubble in Venezuela is handed back to the Father. Notice the joy and love on everyone’s face especially the Father… can you imagine how he feels right now? pic.twitter.com/LLOUiHWm37
— Leah Rain ✝️🇺🇸🎸🏝️ (@LeahRain77) June 26, 2026
Top Channel