Makina përfshihet nga flakët sapo del nga tuneli i Krrabës, zjarrfikësit shkojnë në vendngjarje për të fikur zjarrin

23/06/2026 17:44

Një makinë është përfshirë nga flakët sapo ka dalë nga tuneli i Krrabës në aksin Tiranë–Elbasan.

Korrespondentja e Top Channel në Elbasan, Bruna Kërçyku bën me dije se makina është shkrumbuar tërësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa zjarrfikësit po punojnë për fikjen e tij.

Top Channel