Britania në tension politik, sytë nga Downing Street, rritet pasiguria për të ardhmen e kryeministrit

22/06/2026 09:40

Sytë e politikës britanike janë përqendruar në Downing Street, ku sipas BBC-së, pritet një deklaratë e rëndësishme nga kryeministri Sir Keir Starmer.

Raportimet flasin për një situatë të tensionuar brenda Partisë Laburiste, me disa zëra që sugjerojnë se kryeministri mund të flasë që sot për të ardhmen e tij politike.

Sipas raportimeve, disa ministra të kabinetit i kanë kërkuar Starmerit të përcaktojë një afat të qartë për vazhdimësinë e tij në detyrë. Brenda partisë po shtohet bindja se lidershipi aktual po përballet me vështirësi dhe se një ndryshim mund të jetë i mundshëm në periudhën në vijim.

Në qendër të diskutimeve politike është edhe Andy Burnham, i cili pas një fitoreje të fortë zgjedhore është parë nga disa deputetë si një alternativë e mundshme për drejtimin e Partisë Laburiste. Fitorja e tij ka nxitur më tej debatet për të ardhmen e lidershipit në parti.

Sipas analizës politike në Londër, kryeministri ka dy opsione kryesore:

-të riformatojë kabinetin dhe të forcojë kontrollin politik
-ose të vendosë një afat për largimin e tij dhe të hapë garën për lidership
-Pritet zhvillim në orët në vijim

Situata mbetet e paqartë, ndërsa në Westminster pritet me interes të madh çdo deklaratë e kryeministrit. Zhvillimet e orëve në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e qeverisë britanike dhe Partisë Laburiste.

Top Channel