Po eksploronin Kanionin e Madh të Arizonës, tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga nxehtësia ekstreme

20/06/2026 10:15

Tre alpinistë humbën jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh të Arizonës nga nxehtësia, sipas mediave lokale.

Temperaturat brenda kanionit mund të kalojnë 43 gradë Celsius, madje edhe në hije.

Sipas Associated Press, më 12 qershor, një burrë 72-vjeçar u sëmur për shkak të vapës ndërsa ecte në Shtegun e njohur South Kaibab. Ai vdiq para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit.

Katër ditë më vonë, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u sëmurën gjithashtu për shkak të vapës ndërsa ecnin në Shtegun North Kaibab dhe vdiqën para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit, sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare të SHBA-së.

“Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të ekipeve të shpëtimit, të tre alpinistët nuk mundën të mbijetonin”, tha agjencia në një deklaratë.

Në javët e fundit, ka pasur një rritje të rasteve të goditjes nga nxehtësia në Kanionin e Madh. Zyrtarët e parkut u kanë kërkuar alpinistëve të shmangin shtigjet midis orës 10:00 dhe 16:00 për shkak të temperaturave të larta.

Trupat e tre alpinistëve u dërguan në Zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Coconino ku ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së tyre.

Top Channel